Gjatë ditës së sotme, e shtunë, 28 nëntor, në Suharekë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe rënie të temperaturave.
Reshjet e shiut pritet të nisin që në orët e hershme të mëngjesit, me temperatura që do të lëvizin nga 3 deri në 4 gradë Celsius.
Gjatë pasdites, reshjet do të vazhdojnë, ndërsa në orët e mbrëmjes priten reshje të përziera shiu dhe bore, me temperatura rreth 2 gradë Celsius.
Ndërkaq, në mesnatë parashikohet që reshjet të shndërrohen në borë, me temperaturë që pritet të zbresë në 1 gradë Celsius.
Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës.