SHGK kërkon nga Qeveria zgjatjen e orarit të qarkullimit deri në mesnatë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, njofton se ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve për zgjatjen e orarit të punës.

SHGK ka njoftuar se ka përfunduar procesi i mbledhjës së nënshkrimeve, këtë peticion do ta dërgojë pranë institucioneve, me anë të së cilit kërkohet ndryshimi i vendimit lidhur me pikën e sipërcituar.

“Ne si shoqatë, me anë të kërkesave të anëtarëve tanë, bëjmë thirrje që vendimi aktual i Qeverisë së Republikës së Kosovës të shfuqizohet, dhe përveç kësaj natyrshëm kërkojmë edhe zgjatjen e orarit të punës për sektorin e gastronomisë deri në ora 00:00” thuhet në kërkesën.

Sipas kësaj shoqate gjendja në Kosovë për këtë sektor është shqetësues, si shkas i masave të ushtruara nga ana e institucioneve të Kosovës, gjithashtu ata tregojnë se shumë biznese rrezikojnë të mbyllen nga pengesat që janë shkaktuar në afarizmin e tyre.

“Deri më tani nuk kemi pasur asnjë mbështetje të drejtëpërdrejtë ndaj bizneseve nga institucionet tona, por vetëm ndaj punëtorëve me anë të Pakos Emergjente, dhe kjo me shumë lëshime në zbatimin e saj. Andaj, në mirëkuptim dhe konsideratë ndaj situatës së krijuar, kërkojmë nga ana juaj që të trajtoni me prioritet të lartë kërkesat tona dhe të ofroni ndihmë ndaj bizneseve që fatkeqësisht renditen si një prej më të goditurave në vend”, ka shkruar SHGK.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Gjithashtu, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës zotohet që do të ofrojë përkrahjen e parezervë për sektorin e gastronomisë dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke dhënë shërbimet profesionale për tejkalimin e kësaj rrethane, dhe duke ofruar alternativat më adekuate në mënyrë që efektet e kësaj krize të manifestohen me pasoja sa më të vogla.

SHGK që prej themelimit të saj, aktivitetet që i ushtron i ka të bazuara në të drejtat e garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Me kërkesë të anëtarëve të saj, shoqata ka lëshuar një peticion me datë 01.09.2020 me anë të së cilit kërkohet zgjatja e orarit të qarkullimit të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 22:30, në 00:00 deri në ora 05:00.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.