SHGK-ja për Qeverinë Hoti “Non Grata”, zv.kryeministri i fton gastronomët për kafe

Qeveria e Kosovës sot ka prezentuar masat e reja anti-Covid, e me këto masa nuk u pajtuan gastronomët e vendit.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë reaguar përmes një postimi në facebook ku kanë thënë se Qeverinë e Kosovës nuk do t’ju shërbejnë me kafe.

Reagimi i plotë:

S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve.

Shoqata e Gastronomëve në emër të gjithë anëtarëve shpall Qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshëm).

Nuk do t’ju shërbejmë në kafe, bare dhe restorante.

SHGK-ja gjithashtu njofton se ky vendim hynë në fuqi menjëherë.

E menjëhershëm ka qenë edhe një kundër reagim i zv.kryeministrit Besnik Tahiri.

Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atêherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini!” shkruan Tahiri.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.