Seanca e jashtëzakonshmë për projektligjin e lojërave të fatit për shkak të mungesës së deputetëve shtyhet për në ora 16:00.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij tha se qeveria qe ai e drejton e ka mbajtur fjalën dhe ashtu siç është deklaruar në seancës e javës së kaluar, e ka pruar para Kuvendit, projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit brenda një afati të shkurt kohor.

Sipas Haradinaj me këtë veprim ndalohen të gjitha veprimtaritë e lojërave të fatit, përveç të lotarisë së Kosovës.

Për këtë arsye, shefi i ekzekutivit iu bëri thirrje deputetëve që të votojnë këtë projektligj.

Kujtojmë se, ditë më parë peticioni i organizuar nga Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për arsye të mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit mblodhi mbi 11 mijë nënshkrime, dhe u dorëzua në Kuvend.