“Sherri i SBAShK-ut, fëmijët po transferohen në shkolla private”

24.09.2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, ka thënë se SBASHK tanimë sipas saj është shndërruar në kontribuues të madh të transferimit të nxënësve në shkolla private. Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Mulhaxha-Kollçaku ka shkruar se njeh shumë prindër që tashmë i kanë zhvendosur fëmijët në shkolla private. Postimi […]

“Sherri i SBAShK-ut, fëmijët po transferohen në shkolla private” Foto: Ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, ka thënë se SBASHK tanimë sipas saj është shndërruar në kontribuues të madh të transferimit të nxënësve në shkolla private.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Mulhaxha-Kollçaku ka shkruar se njeh shumë prindër që tashmë i kanë zhvendosur fëmijët në shkolla private.

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht, SBASHK-u po vërtetohet se çdo ditë e më shumë po shndërrohet në kontribuesin më të madh të transferimit të nxënësve në shkolla private.

Njoh shumë prindër që tashmë i kanë zhvendosur fëmijët në shkolla private.

#stoptransfereve

#mësimiduhettëfillojë.