Shërohet plotësisht Dragashi, asnjë rast aktiv me COVID-19

Komuna e Dragashit nuk ka më asnjë të infkeutar me COVID-19.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar kreu i kësaj Komune, Shaban Shabani.

AI ka treguar se është shëruar rasti ne fshatin Zaplluxhe dhe se dy kontate të tjera kanë rezultuar negative.

Shabani ka thënë se tashmë Dragashi nuk ka asnjë rast bazuar në pesë testimet që janë kryer të premten nga IKSHPK.

“Në komunën e Dragashit nga 5 persona ( 3 familjar të infermierit dhe dy shofer) që janë testuar dje dhe sot kanë rezultuar negativ me COVID-19, dhe ky lajm i mirë bëhet i ditur nga njoftimi i fundit i IKSHPK-së.

Numri i të prekurve nga COVID – 19 në komunën e Dragashit është 0, ndërsa mund të konsiderohen të shëruar 2 deri më tani”, ka thënë Shabani.

Rastet e para në Dragash ishin konfirmuar para 2 javësh.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.