Shërohet edhe një person nga COVID-19 në Kosovë

Një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës ka ardhur nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në Istog, Mujë Osmanaj.

Ai ka bërë me dije se është shëruar dhe liruar në shtëpinë e tij pacienti me inicialet B.B që vjen nga fshati Sudenicë. Pacienti i shëruar ishte i moshës 80 vjeçare.

Ai tutje ka bërë me dije se pesë persona të tjerë të cilët rezultojnë pozitivë me Covid, janë në gjendje stabile dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

RAPORTO