Shërohen edhe 3 persona nga COVID-19 në Kosovë

Kamenica është në mesin e komunave që kanë një numër më të madh të infektuarve me virusin Covid-19.

Por, një lajm i mirë ka ardhur pikërisht nga kjo komunë ku tre persona janë shëruara plotësisht nga ky virus.

 Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një statusi në Facebook.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Më në fund një lajm i mirë

Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negativ.

#RriniNshpi e kujdesuni për veten, sepse ditë të mira na presin.

RAPORTO