Sherifi pas kërkesës së presidentit: Kjo është përpërlitja e fundit e Thaçit para zgjedhjeve

02.08.2019 / Lajme
Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt po kundërshton kërkesën që bëri sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke kërkuar një mandatar të ri për formimin e Qeverisë. Në një përgjigje për Gazetën Express, shefi i deputetëve të kësaj partie, Bilall Sherifi ka thënë se këto janë përpëlitjet e fundit të presidentit para se të shpallë datën e zgjedhjeve.
Shefi i deputetëve të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi në një përgjigje për Gazetën Express, ka reaguar pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar mandatar të ri për të formuar qeverinë e Kosovës, për t’iu ikur kështu zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Këto janë përpëlitjet e fundit të Hashim Thaçit para se të detyrohet të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme!”, ka deklaruar Sherifi.
Njëjtë si Nisma Socialdemokrate janë deklaruar edhe nga partia e kryeministrit në dorëheqje. Edhe nga AAK po thonë se nuk e mbështesin një formulë të tillë.
Përmes një shkrese zyrtare, dërguar bartësve të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar sot nga koalicioni PAN që të propozojnë kandidat të ri për të mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Të fundit
3 orë më parë / Lajme
Qeveria ndan 6 milionë euro për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID8 orë më parë / Lajme
Hoxhaj: 1 muaj qeverisje pa plan! Për ti luftuar dështimet Kurti po i përndjek mediat