Shërbimi Korrektues fillon lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare

21.12.2020

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data, 28 dhjetor  do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga SHKK. “Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë […]

Shërbimi Korrektues fillon lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data, 28 dhjetor  do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga SHKK.

“Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët  janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues)” thuhet në njoftim.

Gjithashtu, SHKK ka njoftuar se lehtësimi i masave është bërë në bashkëpunim me Departamentin  Shëndetësor të Burgjeve.