Janë bërë 19 vite që nga përfundimi i luftës, ku për shkak të mungesës së mjeteve apo edhe pa sigurisë kanë vdekur shumë punëtorë në vendet e tyre të punës, por këtë vitin aktual ka një ndryshim pozitiv.

Valon Leci U.D Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës sot në RTK në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” ka thënë se këtë vit tendi është më pozitiv.

“Ka rënie me 50 % të numrit të aksidenteve në punë”, tha Valon Leci U.D Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës.

Sipas Valon Lecit ulja e aksidenteve kanë ndikuar më shumë në veprimet ligjor, por edhe ato të fushatave vetëdijësuese.

Po ashtu ai tha se institucionet e Kosovës do të jenë aktiv që të rritet sa më shumë siguria në punë.