Shënojnë rënie çmimet e prodhimeve bimore për -5.86%, krahasuar me vitin 2020

05.08.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e dytë (TM2 2021) ( 2015 =100). ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostatit. Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore […]

Shënojnë rënie çmimet e prodhimeve bimore për -5.86%, krahasuar me vitin  2020 Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e dytë (TM2 2021) ( 2015 =100).

ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostatit.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.

Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale pati rënie për (-8.64%), kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore pati rënie për (-5.86%). krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore pati rënie për (-7.80%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2020.