Shënohet dita e Pavarësisë së Kosovës, 11-vjetori

Sot Republika e Kosovës shënon 11-vjetorin e Pavarësisë. Kosova është shpallur shteti pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e lexoi ish-kryeministri, Hashim Thaçi.

Deklarata e Pavarësisë u miratua nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku munguan vetëm deputetët e komunitete serb, transmeton RTK.

Për nder të shënimit të 11-vjetorit të shtetit të Kosovës, janë organizuar disa aktivitete shtetërore ku ato kanë filluar që nga dita e djeshme më 16 shkurt, ku do të zgjasin edhe sot, me 17 shkurt, këto aktivitete do të fillojnë që nga ora 8:00.

Në mëngjes do të mblidhet Qeveria, e cila do të mbajë mbledhje festive për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë.

Ndërsa, edhe komunat e Kosovës, kanë marrur iniciativën që të organizohen në qdo komunë aktivitete, po ashtu edhe në komunën e Suharekës, janë organizuar disa aktivitete ku kanë filluar që nga dje, duke ecur nga qyteti deri tek maja më e lartë “Maja e Bajrakut”.

Në shënimin e kësaj dite, janë organizuar disa aktivitete ato janë:

E diel, 17 shkurt 2019, 08:00- 08:30, Mbledhja festive e Qeverisë, Vendi: Objekti i Qeverisë.

08:30 – 08:45, Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës, të pranishëm liderët shtetëror, vendi: Oborri i Qeverisë.

08:45 – 09:00, Vendosje kurorash tek shtatorja e ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova, nga liderët shtetëror, vendi: sheshi “Ibrahim Rugova”

09:40 – 09:50, Vendosja e kurorave në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, nga liderët shtetëror.

10:45 – 11:30, Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vendi: Objekti i Kuvendit.

12:20 – 13:00, Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”.

13:00 – 14:00, Koktej rasti për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK, Vendi: Swiss Diamond Hotel

19:30, Pritja shtetërore për të gjithë të ftuarit (PA MEDIA), pritja shtetërore nën përkujdesjen Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Vendi: “VENUS” Hotel.

Urime 11 Vjetorin e Pavarësisë, nga stafi “Suhareka Online”.

RAPORTO