Burns ka qenë i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.
Burnsi, të enjten ka zhvilluar një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Para vizitës në Kosovë ai ka qenë në Sarajevë e Beograd.
Vizita e shefit të CIA-s, sipas njohësve të sigurisë, dëshmon se SHBA-ja është e përkushtuar për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.