SHBA uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës, thotë se raportet janë të palëkundshme

Në 13-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shprehur se marrëdhëniet midis dy shteteve mbesin të palëkundshme.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka thënë se e mbështet popullin e Kosovës në krijimin e një vendi paqësor e më të zhvilluar për qytetarët e saj.
“Teksa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundshëm.
Ne qëndrojmë në krah të popullit të Kosovës teksa ju ndërtoni një shtëpi të drejtë, paqësore e prosperuese për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në urimin e Ambasadës së SHBA-së.
As we celebrate Kosovo’s Independence Day, the U.S.-Kosovo partnership remains unshakeable. We stand by the people of #Kosovo as you work to build a just, peaceful, & prosperous home for all Kosovo’s citizens. 🇺🇸🇽🇰 #kosovo13 pic.twitter.com/pz1M7wqKF7
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 17, 2021