SHBA: Pezullojeni taksën ose do të ketë pasoja në raportet tona
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjelltë është në interes strategjik të Shteteve të Bashkuara, siç komunikoi presidenti Trump në letrën e tij dërguar presidentit Thaçi. Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifkikuar gjatë bisedimeve të paqes dhe të përmbaheni nga veprimet […]
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjelltë është në interes strategjik të Shteteve të Bashkuara, siç komunikoi presidenti Trump në letrën e tij dërguar presidentit Thaçi.
Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifkikuar gjatë bisedimeve të paqes dhe të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje.
Disa komentatorë dhe politikanë sygjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe afërsisht i rreshtuar me Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë atë nga gjithë pasojat e vendimeve të tij në arenën ndërkombëtare.
Ne këshillojmë kundër të supozuarit se Kosova apo cilido mik tjetër i SHBA-ve mund të ndërmarr veprime që janë kundër interesave tona strategjike pa ballafaquar me pasojat për marrëdhënjen tonë bilaterale.
Thërrasim hisedarët nga Kosova dhe tjerë nga rajoni që te tregojnë përkushtim ndaj normalizimit, paqes dhe stabilitetit rajonal dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejt integrimit evropian.
Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullimi menjëhershëm i tarifës ne importin nga Serbia dhe Bosnja , është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin e procesit të dialogut./rtk/