Marrëveshja ShBA-ja “ultimatum” për arritjen e koalicionit VV-LDK

Ndikimi i ambasadorëve te LDK e LVV mund të jetë një mundësi për arritjen e koalicionit mes këtyre dy subjekteve politike.

Sot ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka mbajtur takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën si dhe nënkryetarët e partisë Vjosa Osmanin dhe Agim Veliun.

Ambasadori Kosnett u’a ka bërë të qartë se duhet të formohet sa më parë Qeveria dhe të arrihet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.

Sipas burimeve të Blic thuhet se nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett është kërkuar që të gjendet formula për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosjen dhe mos të ketë stërzgjatje të këtij procesi.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkua që mos të ketë vonesa në formimin e institucioneve.

Takimi mes ambasadorit Kosnett dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa është mbajtur me dyer të mbyllura dhe nuk ka patur prononcim për media.

Po ashtu sot Kosnett ka takuar edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ku edhe këtij i ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.