SHBA falënderon Kosovën: Vendi i parë në Evropë që pranon shtetas të larguar nga Amerika

para 36 dite

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka falënderuar Kosovën për gatishmërinë e saj për të pranuar shtetas të vendeve të treta, të larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA falënderon Kosovën: Vendi i parë në Evropë që pranon shtetas të larguar nga Amerika

Prattipati theksoi se Kosova është vendi i parë në Evropë që merr një vendim të tillë, shkruan Gazeta Express.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter) në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane, u theksua se sigurimi i kufirit të SHBA-së është një prioritet kyç i Administratës Trump. Po ashtu, në të njëjtin postim, Prattipati shprehu vlerësimin e saj të thellë për qeverinë dhe popullin e Kosovës për partneritetin e treguar.

“Faleminderit partnerit tonë, Kosovës, vendit të parë në Evropë që njofton pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump dhe unë e vlerësoj shumë si qeverinë ashtu edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre,” thuhet në postim.

Ky veprim i Kosovës vjen si një tregues i bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënieve të forta mes dy vendeve. 

Etiketat

Ofertat e fundit