Disa Ushtarë të Gardës të Uajomingut do të dërgohen në Kosovë për një mision paqëruajtës në vendin tonë.
Këta ushtarë që ende nuk dihet numri i saktë se sa do të vijnë në Kosovë pritet të vijnë në këtë javë.
Sipas mediave amerikane bëhet e ditur se zyrtarët e kësaj Garde Kombëtare kanë theksuar se kjo është hera e parë që kjo njësi e këmbësorisë së Uajominngut po dërgohen për një mision jashtë shtetit që nga viti 2016.
Ushtarët e kësaj garde që do marrin pjesë në mision paqëruajtës në Kosovë do të vijnë nga Kolorado, Montana, Utah dhe Uajomingu.
Kurse për këtë mision fare nuk është dhënë asnjë detaj veq se thuhet ky mision do të jetë paqëruajtës në Kosovë.