Shaqir Palushi: Shpresojmë se Qeveria e re të fokusohet në punësimin e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të vendit

08.02.2020

Prodhuesit vendëse kanë pritje të mëdha nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Njëri ndër ta është drejtori i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, për Ekonomia Online, theksoi si prioritet kryesor e ka punësimin e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Palushi foli edhe për taksën 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe dhe […]

Shaqir Palushi: Shpresojmë se Qeveria e re të fokusohet në punësimin e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të vendit Foto: Ilustrim

Prodhuesit vendëse kanë pritje të mëdha nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Njëri ndër ta është drejtori i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, për Ekonomia Online, theksoi si prioritet kryesor e ka punësimin e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Palushi foli edhe për taksën 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, ku thotë se që nga vendosja e saj i ka sjellë mjaft dobi Kosovës, e sidomos kompanisë ‘’Frutex’’, ku tha se po zgjerohet edhe në vendet e rajonit dhe botës, falë kualitetit të produkteve.

‘’Shpresojmë që qeveria e re të fokusohet ne zhvillimin ekonomik të vendit, sepse mungesa e zhvillimit ekonomik është gjenerator i të gjitha problemeve. Sidomos rinisë e cila kohëve të fundit kanë filluar me të madhe të largohen nga vendi për një jetë me të mirë, dhe me ardhjen e kësaj qeverie shpresojmë se do të ketë ndryshime sa i përket punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Kosova ka përfituar shumë nga vendosja e taksës 100%, sidomos në aspektin ekonomik. Neve si prodhues na ka mundësuar që të konsolidohemi dhe të kemi prodhime vendore, kjo ka ndikuar që të gjitha këta prodhues të rriten, po flasë si prodhues kjo taksë i ka sjellë dobi Kosovës dhe njerëzve të saj’’, thotë ai.

Sipas Palushit, kompania ‘’Frutex’’, ka filluar me prodhimin e pijeve energjike fillimisht në tregun vendor, duke bërë që të zgjerojë biznesin edhe në tregun e Shqipërisë dhe Maqedonisë  së Veriut edhe në 30 vende të tjera.

Ndër sfidat më të mëdha që nga paslufta, Palushi përmendi koston e energjisë elektrike, e cila ka ndodhur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, mirëpo kohëve të fundit kemi përmirësime dukshëm ne këtë aspekt.

“Kompania jonë ka filluar prodhimin që nga viti 1994, e cila ka pasur linja shume të vogla me linja gjysmë automatike dhe kështu kemi vazhduar deri në vitin 2006, duke filluar të prodhojmë pije energjike fillimisht në tregun vendor dhe poashtu edhe në tregun e Shqipërisë dhe Maqedonisë edhe në shumë vende të tjera. Në Kosovë jemi prezent në të gjitha pikat e mundshme të shitjes, sepse produktet tona janë më të shiturat në Kosovë, kurse jashtë Kosovës jemi prezent në 30 vende, në Azi, Afrikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vetëm gjatë vitit të kaluar kemi eksportuar pije në 6 vende të reja, dhe pritshmëritë tona janë që të eksportojmë më shumë në vende të tjera, duke marrë parasysh diasporën tonë, e cila na ka mundësuar të jetë një derë e hapur për këto vende”.

“Në këto momente që po flasim po dëgjohet gjeneratori nga jashtë, ku ndër sfidat më të mëdha që nga paslufta për shkak të kostos së energjisë se gjeneratorëve të cilat vijnë si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. Por kohëve te fundit është përmirësuar dukshëm gjendja sa i përket energjisë elektrike”, thotë ai.

Pritjet e tij për vitin 2020 janë të mëdha, ku thotë se qëllimi i tij është që investimet sa i përket eksportit të jenë në rritje, qoftë përmes panaireve apo formave të tjera. Viti 2019 ka qenë ndër vitet më të mira, dhe kjo ka reflektuar edhe në rritjen e investimeve, me këtë na ka mundësuar që të prodhojmë produkte 100 për qind, nga Kosova. Qëllimi jonë është që investimet sa i përket eksportit të jenë në rritje, qoftë përmes panaireve apo formave të tjera. Pritshmëritë janë që viti 2020 të jetë edhe i suksesshëm, ku nga ky muaj kemi filluar me sigurimin shëndetësor për të gjithë të punësuarit tanë për të cilët do të ketë rritje pagash dhe me këtë do të rritemi edhe në tregun ndërkombëtar”, thotë ai.