Shaqir Palushi pezullon dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Qendrës së Bizneseve të Suharekës

08.01.2019

Pas mbledhjes së datës 5 Janar të Qendrës së Bizneseve të Suharekës ku temë kryesore ishte ofrimi i dorëheqjes së z.Shaqir Palushi nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të kryesisë nga kjo Qendër me vendim të z.Palushi u pezullua dorëheqja e tij. Gjatë takimit z.Shaqir Palushi mori vendim që të pezulloj dorëheqjen nga pozitat e […]

Shaqir Palushi pezullon dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Qendrës së Bizneseve të Suharekës Foto: Ilustrim

Pas mbledhjes së datës 5 Janar të Qendrës së Bizneseve të Suharekës ku temë kryesore ishte ofrimi i dorëheqjes së z.Shaqir Palushi nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të kryesisë nga kjo Qendër me vendim të z.Palushi u pezullua dorëheqja e tij.

Gjatë takimit z.Shaqir Palushi mori vendim që të pezulloj dorëheqjen nga pozitat e lartëpërmendura dhe të vazhdojë aktivitetin e tij në të mirë të komunitetit të bizneseve të Komunës së Suharekës.

Ditë më parë vet z.Palushi kishte deklaruar edhe për dorëheqjen përmes njoftimit të QBS-së.

“Për shkak të angazhimeve në rritje në kompanin Frutex dhe obligimeve tjera e kam të pamundur që ti kryej më përgjegjësi detyrat si Kryetar i QBS-së,prandaj nga sot nuk jamë më Kryetar dhe as anëtar i Bordit, por do të vazhdoj të jemë anëtar i QBS-së” thuhej në njoftimin e QBS-së.