Shaqir Palushi dhe Bali Muharremaj vizitojnē zjarrfikësit suharekas në Thumanë

28.11.2019

Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës kanë vizituar ekipin e zjarrfikësve nga Suhareka që gjenden në Thumanë. “Sot bashkë me humanistin Shaqir Palushi e kam vizituar Njësinë e Zjarrëfikësve nga qyteti ynë, të cilët kanë qenë në krye të detyrës në Thumanë. Ata pa dallim […]

Shaqir Palushi dhe Bali Muharremaj vizitojnē zjarrfikësit suharekas në Thumanë Foto: Ilustrim

Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës kanë vizituar ekipin e zjarrfikësve nga Suhareka që gjenden në Thumanë.

“Sot bashkë me humanistin Shaqir Palushi e kam vizituar Njësinë e Zjarrëfikësve nga qyteti ynë, të cilët kanë qenë në krye të detyrës në Thumanë.

Ata pa dallim si ekip, na nderuan të gjithëve duke treguar profesionalizmin e tyre.

Gjendja në zonat e prekura nga termetet e fundit ka krijuar një situatë të rëndë atje, dhe ne të gjithë sipas mundësive që i kemi pasur u kemi dal në ndihmë.

Shpresojmë që kjo situatë të tejkalohet, megjithëse dhimbja ishte e madhe” ka njoftuar Muharremaj.