Shaqir Palushi brenda pak orëve mbledh mbi 3000 euro për Armend Shukollin
Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi ka arritur që brenda pak orëve të mbledh mbi 3000 euro si aksion humanitar për Armend Shukollin, saktësisht shuma e publikuar deri më tani është 3120 euro. Palushi aksionin e ka nisur nga profili i tij në Facebook duke u bërë thirrje për ndihmë të gjithë miqëve të tij. […]
Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi ka arritur që brenda pak orëve të mbledh mbi 3000 euro si aksion humanitar për Armend Shukollin, saktësisht shuma e publikuar deri më tani është 3120 euro.
Palushi aksionin e ka nisur nga profili i tij në Facebook duke u bërë thirrje për ndihmë të gjithë miqëve të tij.
Për çdo njërin që i është përgjigjur këtij aksioni Shaqir Palushi ka bërë publik donatorin dhe shumën e dhënë. Në anën tjetër Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë dhuruar 5000 euro për Armend Shukollin. Këtë e ka konfirmuar humanisti Halil Kastrati.
Ndryshe nesër të rinjët e qytetit kanë organizuar aksion humanitar për mbledhjen e mjeteve për shërimin e Armend Shukollit. Aksioni pritet të fillojë në ora 09:00 në sheshin Fadil Vata ku ftohen të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që të kontribojnë.
Brenda ditës stafi ynë ka kontaktuar disa herë radhazi me familjarët e Armendit ku të njëjtit kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë aksion dhe kanë bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve.
Të njëjtit kanë konfirmuar se Armendi pritet që ti nënshtrohet operacionit ditën e enjte apo të premten dhe se gjendet në Shqipëri. Ka qenë ndihma e kryetarit Bali Muharremaj që Armendi të dërgohet urgjentë në Shqipëri, thanë familjarët.