Shala në Sallagrazhdë premton zona ekonomike për rritje të punësimit, subvencione e ngritje të stallave për blegtorët

25.09.2021

Po ashtu, Shala e Sopaj u kujdesën për parmakët e urës mbi Lumbardh, duke i ngjyrosur ato. Ndërsa, fushatën e vazhduan me vizita te disa biznese, ku veçuan atë të përpunimit të gurit (mermer dhe granit), me ç’rast premtuan se do të ngrisin zona ekonomike që do të kenë ndikim në rritjen e punësimit. Gjithashtu, […]

Shala në Sallagrazhdë premton zona ekonomike për rritje të punësimit, subvencione e ngritje të stallave për blegtorët Foto: Ardian Shala / Facebook

Po ashtu, Shala e Sopaj u kujdesën për parmakët e urës mbi Lumbardh, duke i ngjyrosur ato.

Ndërsa, fushatën e vazhduan me vizita te disa biznese, ku veçuan atë të përpunimit të gurit (mermer dhe granit), me ç’rast premtuan se do të ngrisin zona ekonomike që do të kenë ndikim në rritjen e punësimit.

Gjithashtu, Shala ka takuar fermerët që mbajnë dele, ku ka theksuar se subvencionet do të jenë të bazuara në kritere ligjore dhe përkrahje meritore duke shtuar se ngritja e stallave është prioritet për blegtorët e përkushtuar.

Kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala ka tuar edhe kultivuesit e bimëve dekorative, ku ka premtuar përkrahje rreth rregullimit të kanalizimit në atë zonë.