Sfidat me teknologjinë, BQK: Sektori bankar është i sigurtë

  • 05.12.2022
Sfidat me teknologjinë, BQK: Sektori bankar është i sigurtë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka deklaruar se sektori bankar në vend është i sigurtë dhe se nuk ka nevojë të bëhet panik.

“Përkundër sfidave të ndryshme teknologjike, BQK në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe bankat komerciale, kanë ndërmarrë të gjitha masat, që klientët të mos dëmtohen nga asnjë veprim i kundërligjshëm” thuhet në deklaratën e BQK-së.

Tutje, BQK ka bërë të ditur se vazhdimisht kryhen ekzaminime, si në fushën e teknologjisë informative, ashtu edhe në atë të sigurisë kibernetike, dhe se ka rekomandime që ulin mundësinë e keqpërdorimeve.


Ky është njoftimi i plotë i BQK-së:

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dëshiron t’i sigurojë të gjithë qytetarët se sektori bankar është i sigurt dhe nuk ka nevojë për panik.

Përkundër sfidave të ndryshme teknologjike, BQK në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe bankat komerciale, kanë ndërmarrë të gjitha masat, që klientët të mos dëmtohen nga asnjë veprim i kundërligjshëm.

Bazuar në kompetencat e saj, BQK kryen ekzaminime të plota dhe të fokusuara  që përfshijnë edhe fushën e teknologjisë informative, duke përfshirë edhe sigurinë kibernetike.

Pjesë e ekzaminimeve kanë qenë edhe gjetjet që kanë të bëjnë me fushën e teknologjisë informative, ku janë dhënë rekomandime të ndryshme, të cilat zbusin dhe zvogëlojnë mundësinë e kryerjes së keqpërdorimeve, duke rekomanduar vendosjen e kontrolleve adekuate të brendshme, në funksion të parandalimit edhe ndaj sulmeve kibernetike.

Gama e gjerë e produkteve që ofrojnë bankat, bart me vete edhe rrezikun e ekspozimit ndaj sulmeve kibernetike, mirëpo që në çdo rast kur ka dëmtim të klientëve të çfarëdo natyre, bankat bartin koston e zhdëmtimit të klientëve.

Për më shumë, ka pasur raste kur BQK-ja ka kërkuar dhe bankat kanë zhdëmtuar klientët ndaj çfarëdo rreziku.

Gjithashtu, BQK është duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për të adresuar çdo nevojë në zgjidhjen e problemeve në këtë sektor.

BQK gjithashtu është angazhuar shumë në zgjidhjen e të gjitha ankesave të konsumatorëve dhe e ka ndër prioritetet kryesore të saj, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Falë fushatave të ndërmarra është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të raportuar për rastet.

Nga viti 2018 deri më tani, numri i ankesave të qytetarëve për keqpërdorim të kartelave bankare është 139 (2018-12; 2019-36; 2020-29; 2121-18; 2022-44).

Viteve të fundit transaksionet elektronike që ndryshe njihen si blerjet nga interneti, kanë shënuar rritje të madhe dhe interesimi i klientëve të bankave për të operuar në këtë fushë është i madh.

Deri në tetor të këtij viti, janë lëshuar, mbi 1 milionë kartela për blerje elektronike dhe janë bërë 38 mijë e 112 transaksione në vlerë prej 2 milionë e 431 mijë e 910 euro.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë