Sërish kolona të gjata në vendkalimet kufitare, pritje mbi dy orë në Merdare

01.09.2023

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet nga kanë ardhur edhe gjatë ditës së sotme po përballen me pritje të gjata në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar. Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të orës 13:05, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova në vendkalimin […]

Sërish kolona të gjata në vendkalimet kufitare, pritje mbi dy orë në Merdare Foto: Ilustrim

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet nga kanë ardhur edhe gjatë ditës së sotme po përballen me pritje të gjata në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të orës 13:05, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdar, ku kolona e automjeteve arrin deri në 1 kilometër.

Pritje deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve arrin në 150 metra.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në vendkalimet kufitare me Serbinë nuk ka pritje më të gjata se 5 minuta.