Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura rrugët për kamionët dhe autobusët nga Kosova

20.06.2023

Pikëkalimet kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdar vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga ana e Serbisë është këtë të martë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar. Rrugët janë bllokuar në territorin e Serbisë në afërsi të këtyre pikave kufitare për shkak të protestave që janë […]

Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura rrugët për kamionët dhe autobusët nga Kosova Foto: Ilustrim

Pikëkalimet kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdar vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga ana e Serbisë është këtë të martë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

Rrugët janë bllokuar në territorin e Serbisë në afërsi të këtyre pikave kufitare për shkak të protestave që janë mbajtur të hënën mbrëma nga serbët në këtë pjesë.

Në Jarinjë dhe Merdar rruga është bllokuar për kamionët dhe autobusët.

Përditësimi i të dhënave të ministrisë lidhur me gjendjen në pikëkalimet kufitare është bërë në orën 10:49.