Serbia përdori helme kimike kundër ushtarëve të UÇK-së në Koshare

Gjatë betejës në Koshare, serbët kundër UÇK-së kanë përdorë edhe helme kimike. Kështu po thotë mjeku Haxhi Kamberi.

E një gjë e tillë, është vërtetuar pas analizave laboratorike dhe toksikologjike që u kryen në Bruksel dhe Tiranë.

Ai thotë se ushtarët kanë pasur ndikim nga ato, madje tregon edhe për simptomat që patën.

‘Nuk kanë arritë të zgjohen nga gjumi, ka pasur edhe të tjerë që kanë pasur halucinacione’, ka thënë Kamberi.

Madje, ai thotë se ata që kishin maska e kaluan më lehtë, por të tjerët e pësuan nga kjo.

‘Ata që nuk kishin maska, patën dhimbje e kokës, marrëmendje, dhimbje të barkut e të tjera’, shtoi ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.