Serbët na ‘qojnë’ në zgjedhje të jashtëzakonshme
- 27.11.2018
- 0 komente
Kryetarët e katër komunave serbe të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre për shkak të vendimit për taksën, duke nënshkruar kështu edhe një rezolutë me të cilën thuhet se kanë ndërprerë çdo kontakt me Prishtinën zyrtare.

Mirëpo, sipas Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë, në këto komuna nëse ndodh se shkarkohet apo dorëhiqet kryetari do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme e kryetari i ri do të zgjidhet brenda 40 ditëve.
Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë për Express se proceduralisht shkohet në këtë mënyrë, edhe pse deri më tani nuk është lajmëruar për këtë veprim të këtyre kryetarëve me shkresë zyrtare që të vazhdohet me hapat e ardhshëm.
Por, sipas rezolutës së serbëve, edhe nëse komuna mbetet pa udhëheqës dhe shpallen zgjedhjet, ata do t’i bojkotojnë dhe nuk do të zgjidhen nga institucionet kosovare.
Kështu do të krijohet një bllokadë në katër komuna.
KOMENTE0
Leave a Reply