Selmanaj: Mos votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike është për keqardhje
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka reaguar përsëri ndaj deputetëve të Kosovës. Zv.Kryeministri Selmanaj ka reaguar ndaj deputetëve të Kosovës pasi që nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, për të dytën herë. Ai përmes një njoftimi në faceebook është shprehur se kjo është për keqardhje. Postimi i plotë: Për keqardhje… Deputetët e Kuvendit të Kosovës për […]
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka reaguar përsëri ndaj deputetëve të Kosovës.
Zv.Kryeministri Selmanaj ka reaguar ndaj deputetëve të Kosovës pasi që nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, për të dytën herë.
Ai përmes një njoftimi në faceebook është shprehur se kjo është për keqardhje.
Postimi i plotë:
Për keqardhje…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë nuk e votojnë P/ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do u mundësonte qytetarëve qasje në 200 milion euro nga kursimet e tyre.
Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim.
Vërtet shtrohet pyetja kë përfaqësojnë këta deputetë?
A kanë ndjesinë për nevojat e qytetarëve?
A kanë idenë se në çfarë rrethanash na ka sjellë situata me Covid 19?
Vërtetë keq, keq, keq…..