Selimi: Taksa ndaj Serbisë nuk e ndali ndarjen e Kosovës

02.03.2020

Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovina. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka deeklaruar se me heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë e Bosnjes, Serbia do të forcohet kurse Kosova do të dobësohet. Deputeti Haradinaj ka […]

Selimi: Taksa ndaj Serbisë nuk e ndali ndarjen e Kosovës Foto: Ilustrim

Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovina.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka deeklaruar se me heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë e Bosnjes, Serbia do të forcohet kurse Kosova do të dobësohet.

Deputeti Haradinaj ka thënë se Serbia nuk do të ndalet së penguari juruduksionin e Kosovës.

Ai ka thënë se vendosja e taksës nuk ishte e rastësishme, por ishte ndëshkim ndaj Serbisë.

“Vendosja e taksës nuk ishte rastësisht por ishte si një masë ndëshkimi ndaj Serbisë, edhe për shumë marrveshje që ishin arritur  dhe pothuajse asnjë nuk po zbatohej, ndëshkim për pengimin e njohjes dhe shtojmë faktin që Serbia nuk iu përmbajt asnjë marrëëveshjeje”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa pas këtij fjalimi të Haradinajt, fjalën e ka marrur shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Selimi në seancë të jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100%, shtoi se nuk e kanë të qartë se çka po kërkon opozita heqjen apo mbajtjen e taksës.

“Kësaj seancë do të duhej t’i prihej një projekt-rezolutë nga ata që e thirrën këtë seancë, duke marrë parasysh që partitë opozitare nuk kanë paraqitur një diskurs të përbashkët tash shtrohet pyetja çka po kërkon opozita heqjen apo mbajtjen e taksës”.

“Atyre ua shtroj një pyetje, qëndrimit e cilit lider tuaj do ta merrni parasysh sot, të AAK-së që kërkon mos heqjen e taksës apo të liderit të PDK-së dhe të presidentit të tyre për heqje të taksës, ne i dimë qëndrimet e tona por opozita nuk po i dinë”.

“Qëndrimi i VV-së për marrëdhëniet tregtare me Serbinë dihet, reciprocitet të plotë me Serbinë, qëndrim të njëjtë kemi pasur edhe në kufi, qëndrim kemi pasur edhe kur kemi kundërshtuar të ruhen e PDK-ja për heqjen e taksës e cila u votua nga mazhoranca, qëndrim të njëjtë kemi pasur edhe gjatë zgjedhjes qëndrim të njëjtë kemi edhe si koalicion”. 

“Ne kemi kuptuar se AAK-ja që ka pasur qëndrim të njëjtë të cilët nuk janë deklaruar e nuk po deklarohen as sot, për dallim kur nga opozita në pushtet i kanë ndërruar pozicionet, po ta kishin rastin të ishin në pushtet nuk jam i sigurt nëse do të kishin qëndrim për heqje”.

“Tarifa 100% nuk e ndali Serbinë në ndaljen e njohjeve nga Serbia, dhe pengimin në anëtarësime në organizata ndërkombëtare, nuk është e mjaftueshme pozicionimi i Kosovës ndaj Serbisë sikur do ta bëjë reciprociteti”.

Po ashtu edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i tha Kurtit se mos ti dëgjojë fjalët e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.