Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rol kyc në përgatitjen e planit për prishjen e koalicionit qeverisës në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Po, presidenti ka rol kyç në përgatitjen e planit. Plan që ka qenë fillimisht të mos ndodhë koalicioni, e pasi ndodhi koalicioni u shndërrua në tendencë për ta prishur koalicionin qeverisës”, është shprehur Selimi.
Por, Selimi nuk la pa e fajësuar edhe LDK’në për prishjen e koalicionit.
“Ky plan i Thaçit nuk do të realizohej pa gatishmërinë e aktorëve të tjerë, pa gatishmërinë e LDK’së nuk do të realizohej plani i tij”, shtoi Selimi