Sektori publik me ligj për paga, sektori privat është lënë në mëshirën e fatit!

02.02.2019

Me 63 vota për e një abstenim ka kaluar projektligji për paga në sektorin publik.Votimi i 77 amandamenteve të këtij projektligj, u përcoll me disa komente e debat ndërmjet deputetëve, ku pati edhe tërheqje të disa amandameneteve. Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ekzekutimi i pagave pas miratimit të Ligjit për Pagat, do të bëhet […]

Sektori publik me ligj për paga, sektori privat është lënë në mëshirën e fatit! Foto: Ilustrim

Me 63 vota për e një abstenim ka kaluar projektligji për paga në sektorin publik.Votimi i 77 amandamenteve të këtij projektligj, u përcoll me disa komente e debat ndërmjet deputetëve, ku pati edhe tërheqje të disa amandameneteve.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ekzekutimi i pagave pas miratimit të Ligjit për Pagat, do të bëhet prej atëherë si është e përcaktuar edhe me ligj.

Ai tha se ministria e Financave ka planifikuar që Ligji për Paga të ketë kosto shtesë buxhetore.

“Pagat me rritje pritet të dalin si janë të përcaktuara me ligj ashtu si e përcaktohet. Prej atëherë fillon edhe ekzekutimi i pagave sipas ligjit të ri në momentin që ligji hyn në fuqi. Ne e kemi planifikuar që ky ligj mund të këtë kosto shtesë buxhetore. Të masa e pagave janë 616 milionë”. 

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) del se sektori privat ka pagën më të ulët dhe është lënë në mëshirën e fatit, dihet që në sektorin privat janë të punësuar mbi 300 mijë qytetarë apo kontribuuesit më të mëdhenj të mbushjes së arkës së shtetit.

Qytetarët dhe ekspertët e çështjeve ekonomike konsiderojnë se paga që marrin punëtorët në Kosovë nuk mjafton për të siguruar gjërat themelore për një standard jetësor. Sipas tyre, çmimet e konsumit në Kosovë, viteve të fundit, vazhdimisht kanë shënuar rritje.

Qeveria në muajin shtator të 2018 ka proceduar në Kuvend projektligjin për pagat e sektorit privat. Megjithëse ka dhënë disa vërejtje ministri i Financave, Bedri Hamza votoi pro duke sugjeruar se në të ardhmen të plotësohet ky ligj, pasi, sipas tij, ai ka mangësi të shumta.

Javë më parë pronari i kompanisë Frutex, z.Shaqir Palushi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook u ka bërë thirrje kompanive private për rritjen e rrogave të punëtorëve.

Sipas z.Palushi ftesa e tij u drejtohet të gjithë pronarëve të kompanive në Kosovë në mënyrë të që kontribojnë që rinia mos ta braktisë Kosovën. Kompania Frutex numëron 160 punëtorë ku paga mesatare neto është 554 euro , thuhet ndër tjerash në postimin e z.Shaqir Palushi.