Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së: transformimi i FSK-së është i papërshtatshëm dhe kundër këshillave
“Kam theksuar se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë gjakftohtësi dhe përmbajtje, dhe të shmangin çfarëdo deklarate apo veprim provokativ”, ka shtuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së. “Gjatë bisedës me Haradinajn, ngrita shqetësime për planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Ia theksova se një veprim i tillë është i […]
“Kam theksuar se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë gjakftohtësi dhe përmbajtje, dhe të shmangin çfarëdo deklarate apo veprim provokativ”, ka shtuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së.
“Gjatë bisedës me Haradinajn, ngrita shqetësime për planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Ia theksova se një veprim i tillë është i papërshtatshëm dhe kundër këshillave të shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik. Kam përsëritur se mandati i Forcës së Sigurisë evoluon, dhe NATO duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shtuar Stoltenberg.