Seancë e jashtëzakonshme lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë

  • 10.04.2019, 17:26

41 deputetë kanë kërkuar nga Veseli që të thërras një seancë të jashtëzakonshme me 11.04.2019 (e premte) nga ora 10:00 me  pikën e rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta.

Indeksonline ka siguruar kërkesën që deputetët i kanë drejtuar Veselit, ku thuhet se shifrat e publikuara se numri i të rinjve të larguar ka kaluar shifrën prej 170 mijë janë alarmante.

Sipas deputetëve, ekziston rreziku permanent që kjo shifër të rritet akoma dhe t’i sjell vendit rrezik të madh, atë të boshatisjes së vendit nga rinia. 

Përveç ikjeve ilegale, kjo po bëhet edhe përmes marrjes së vizave të punës, turistike…etj, ku më pas qytetarët po gjejnë zgjidhje për ta vazhduar jetën në vende të ndryshme të Europës. Mediat po raportojnë për një eksod të ri në vendin tonë si ai i vitit 2014, por qeveritarët po e zbusin.

Të tjera