Seanca për formimin e Qeverisë mbahet në orën 17:00

22.03.2021

Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 2 do të mbahet në orën 17:00. Paraprakisht, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, për t’ia kërkuar emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin […]

Seanca për formimin e Qeverisë mbahet në orën 17:00 Foto: Ilustrim

Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 2 do të mbahet në orën 17:00.

Paraprakisht, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, për t’ia kërkuar emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë që pritet ta udhëheq kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti.

Sot gjatë ditës, është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit dhe Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i këtij institucioni, duke marrë edhe kompetencat e ushtruesit të detyrës së presidentit.