Aktuale

[E FUNDIT] Seanca konstituive mbahet më 24 dhjetor

Ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka caktuar datën 24 dhjetor për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit.

Përmes një komunikate për emdia, Zyra e Presidentit bën të ditur se mbledhja do të mbahet me 24 dhjetor në orën 09:00.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 66 (3) dhe nenit 84 pika (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Njoftimin e datës 27.11.2019, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (Nr. Protokolli të KQZ-së: 1846-2019, 27.11.2019), për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 29.11.2019 (Nr. Prot.: 1608), sot më datën 11 dhjetor 2019, ka nxjerrë Vendimin Nr. 305/2019 për thirrjen e Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet me datën 24 dhjetor 2019, në orën 9:00.

Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.