Seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve mbahet më 24 mars

17.03.2021

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se më 24 mars, me fillim në ora 11:00 do të mbahet në Gjykatën Speciale konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve. Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët […]

Seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve mbahet më 24 mars Foto: Ilustrim

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se më 24 mars, me fillim në ora 11:00 do të mbahet në Gjykatën Speciale konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se ishin kryer gjatë viteve 1998-1999.