PDK dega në Suharekë si inicuese e seancës së jashtëzakonshme për rastet e vjedhjeve në komunën e Suharekës, pas shumë disktuimeve dhe kërkesave në fund të seancës së bashku me grupet parlamentare kanë dalur me një deklaratë të përbashkët.

Jeton Rrakaqi shef i grupit në një njoftim për portalin SuharekaOnline ka njoftuar për pikat e deklaratës.

Në deklaratë thuhet se:
1. Kërkojmë me urgjencë shtimin e numrit të zyrtarëve policor së bashku me kapacitetet logjistike me qëllim që të shtohet shpejtësia e patrullimeve policore nëpër fshatrat e Komunës sonë.
2. Ndalja dhe kontrollimi i personave të dyshuar gjatë orëve të natës.
3. Mundësia e vendosjes së kamerave në hyrje dhe dalje të fshatrave ose në katër anët e tyre
4. Patrollimi i Policisë në stacionin e autobusëve.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë rastet e shpeshta të vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës i kishte marrë me seriozitet dhe shqetësim të madh ku brenda pak ditëve asambleistët kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Suharekës.