Së shpejti vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura

11.02.2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot është takuar me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), me të cilët ka biseduar për shumë çështje të arsimit dhe përgatitjet për procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar. Pas dikutimeve të shumta dhe sygjerimeve të marra nga përgjegjësit e arsimit nëpër komuna, MAShT do të […]

Së shpejti vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura Foto: Ilustrim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot është takuar me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), me të cilët ka biseduar për shumë çështje të arsimit dhe përgatitjet për procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar.

Pas dikutimeve të shumta dhe sygjerimeve të marra nga përgjegjësit e arsimit nëpër komuna, MAShT do të dalë me një vendim të detajizuar për kompenzimin e orëve të humbura. 

Ai ka paralajmëruar se do të merren masa ndëshkuese dhe do të bëhen publik të gjithë emrat e shkollave, të cilat nuk marrin masa rreth zbatimit të këtij vendimi. 

Ndërsa Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, z.Remzi Bytyqi i pyetur ditë më parë lidhur me atë se nëse orët e humbura do të zëvendësohen, Bytyqi tha se jemi në pritje të vendimit nga Minsitria e Arsimit, edhe pse sipas tij beson që orët do të duhej të zëvendësoheshin.