Së paku edhe për disa ditë apo javë, mbesin në fuqi masat kundër COVID-19

05.09.2020

Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus Covid-19, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur edhe për lirimin apo shtrëngimin e masave. Sipas Zemajt ata janë të vetdijshëm se presioni për të liruar veprimtari të tjera është në rritje e sipër sidomos nga bizneset, banjat […]

Së paku edhe për disa ditë apo javë, mbesin në fuqi masat kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus Covid-19, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur edhe për lirimin apo shtrëngimin e masave.

Sipas Zemajt ata janë të vetdijshëm se presioni për të liruar veprimtari të tjera është në rritje e sipër sidomos nga bizneset, banjat rehabilituese, ndryshime të orareve të qarkullimit, kinematë dhe verpimtari të tjera.

Por duke qenë që jemi në një fazë delikate në prag të fillimit të vitit shkollor dhe neve na duhet të ulim edhe më tej lakoren e infektimeve dhe rastet e vdekjeve, konsideroj se së paku edhe për disa ditë apo javë, masat e njëjta duhet t’i mbajmë në fuqi, ka thënë Zemaj.

Kujtojmë se ditë më parë Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka shprehur shqetësimet e tyre, në lidhje me dëmet që po ia shkakton pandemia.

Sipas tyre në Gastronominë e Kosovës çdo ditë e më shumë situata po rëndohet, çdo ditë kemi vdekje ekonomike dhe çdo ditë detyrohemi të kem largime nga puna andaj kanë kërkuar zgjatje të orarit dhe punë brenda lokaleve ose protesta.