“S`do të keni rrogë nga shteti”, Jasharaj i SBASHK-ut i reagon ashpër Muratit: Greva nuk ndalet

  • 29.08.2022
“S`do të keni rrogë nga shteti”, Jasharaj i SBASHK-ut i reagon ashpër Muratit: Greva nuk ndalet

Për shkak të mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë, tash e tre ditë SBASHK-u ka hyrë në grevë të përgjithshme. Ani pse të enjten fëmijët në Kosovë kanë pritur se do të nisin shkollimin e tyre, kjo nuk pritet të ndodhë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva nuk pritet të ndalet deri në realizimin e kërkesave të sindikatave. Ai thotë se humbja e orëve të mësimit për nxënësit duhet të jetë dhimbje për Qeverinë jo për sindikatat.

“Greva do të vazhdoj edhe me 1 shtator e më tej se është shpallur me 25 gusht dhe greva do të mbyllet vetëm atëherë kur realizohen kërkesat jo vetëm të SBASHK-ut por edhe federatave të tjera që janë pjesë e BSPK-së.


Ne e dimë që fëmijët do të humbasin por që 10 muaj rresht jemi angazhuar që të bëjmë zgjidhje por Qeveria nuk e ka bërë asnjë hap dhe kjo duhet ta ketë dhimbjen tek nxënësit sepse ne e kemi bërë të pamundurën e mundësia është tani te kjo Qeveria por kjo mundësi është që të ulët dhe të bisedoj me sindikatat për kërkesat e tyre, dhe nëse ata kanë dhimbje për nxënësit le ta dëshmojnë duke u ulur me ne dhe duke na ofruar zgjidhje”, tha ai për Front Online.

Sipas Jasharajt, nuk ka mbetur asnjë shpresë nga Qeveria për realizmin e kërkesave të tyre.

I pari i SBASHK-ut njoftoi se greva është duke shkuar mirë dhe tregoi se kanë vizituar disa qytete për të parë situatën nga afër.

“As një fije shprese nuk e kemi që do të ketë ndonjë marrëveshje ose ndonjë takim nga Qeveria me sindikatat.

Greva po shkon mirë, sot e kemi vizituar Vitinë dhe jemi në Gjilan, kemi vizituar edhe punëtoret e administratës në komunën e Vitisë ku kemi parë një unitet dhe greva është në nivelin më të lartë të organizimit dhe kështu do të vazhdoj deri sa të kemi një zgjedhje nga Qeveria dhe uroj që të bëhet sa më shpejt”, u shpreh Jasharaj .

Miratimi i Ligjit për paga, zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale janë disa nga kërkesat e sindikatave.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë