SBASHK-u vazhdon të mos heqë dorë nga qëndrimi për kompensimin e orëve!

19.03.2019

Edhe pse MASHT-i po insiston që orët e humbura të kompensohen, por Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut nuk po ndryshon qëndrim në lidhje me kompensimin e orëve të humbura nga greva. Por një gjë e tillë mund të ndodhë, vetëm nëse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e tërheq vendimin për mënyrën e kompensimit të […]

SBASHK-u vazhdon të mos heqë dorë nga qëndrimi për kompensimin e orëve! Foto: Ilustrim

Edhe pse MASHT-i po insiston që orët e humbura të kompensohen, por Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut nuk po ndryshon qëndrim në lidhje me kompensimin e orëve të humbura nga greva.

Por një gjë e tillë mund të ndodhë, vetëm nëse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e tërheq vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve, tha Rrahman Jasharaj.

Po ashtu Jasharaj tha qartë se Këshilli Drejtues do të mblidhet dhe do të vendosë për orët e humbura vetëm nëse MASHT e tërheqë vendimin e cila është në fuqi.

Por, edhe gjatë javës së kaluar, Kryetari i SBASHK-ut së bashku me ministrin Shyqiri Bytyqi janë ballafaquar, për arsye të gjetjes së një marrëveshje për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Kujtojmë se, ministri Bytyqi, theksoi se nëse nuk do të përfillet vendimi i MASHT-it për kompensimin e orëve, do të ndërmirren masa ndëshkuese.