SBASHK-u uron 5 tetorin, Ditën Botërore të Mësuesve

05.10.2021

Me rastin e kësaj dite, përfaqësuesit e SBAShK-ut gjenden në Bruksel, ku po mbhaet një konferencë me diskutime për plan strategjik të angazhimit të përbashkët në shërbim të arsimit si dhe të forcimit të zërit sindikal. Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit David Edvards, iu ka drejtuar sindikatave anëtare me mesazh duke thënë […]

SBASHK-u uron 5 tetorin, Ditën Botërore të Mësuesve Foto: Ilustrim

Me rastin e kësaj dite, përfaqësuesit e SBAShK-ut gjenden në Bruksel, ku po mbhaet një konferencë me diskutime për plan strategjik të angazhimit të përbashkët në shërbim të arsimit si dhe të forcimit të zërit sindikal.

Sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit David Edvards, iu ka drejtuar sindikatave anëtare me mesazh duke thënë se së bashku ne nderojjmë mësuesit që kanë humbur jetën gjatë pandemisë me COVID-19.

“Së bashku ne nderojmë mësuesit që kemi humbur gjatë pandemisë COVID, kujtojmë jetën dhe trashëgiminë e tyre, dhe rekomandojmë që kushtet e sigurta të punës dhe barazia e vaksinave të bëhen realitet për të gjithë globin”, është mesazhi i Sekretarit të përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit David Edvards, drejtuar sindikatave anëtare.

Gjithashtu, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) thekson se ka qenë shembull i mirë i angazhimit të arrijteve në këtë mision.