SBASHK-u takohet sot për të vendosur për grevat

20.04.2022

SBAShK-u në krye me Rrahman Jasharaj, kishin paralajmëruar greva nga data 20 prill, kjo në rast se Qeveria nuk i plotëson kërkesat e saj. Por një gjë e tillë nga kjo sindikatë nuk ndodhi. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar për KosovaPress se sot do të takohet me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të […]

SBASHK-u takohet sot për të vendosur për grevat Foto: Ilustrim

SBAShK-u në krye me Rrahman Jasharaj, kishin paralajmëruar greva nga data 20 prill, kjo në rast se Qeveria nuk i plotëson kërkesat e saj.

Por një gjë e tillë nga kjo sindikatë nuk ndodhi.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar për KosovaPress se sot do të takohet me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), takim ky për të vendosur për hapat e ardhshëm.

Sindikata e arsimit është duke kërkuar nga 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga dhe miratimin e këtij ligji sa më shpejtë.

Ndryshe, javën që lamë pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati patën mbajtur një konferencë për media, ku prezantuan masat e reja për mbështetjen e të gjithë pensionistëve, studentëve, punëtorëve të sektorit privat dhe publik me nga 100 euro për muajin prill.