SBAShK-u: Qeveria deshi përplasjen me sindikatat, ua plotësuam dëshirën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) kanë thënë se Qeveria nuk ka dashur që të dialogoj me ta për kërkesat që kjo sindikatë ka pasur.

29.12.2021 / Lajme

SBAShK-u: Qeveria deshi përplasjen me sindikatat, ua plotësuam dëshirën
Foto: Ilustrim

Përmes një njoftimi për media, nga SBASHK po thonë se nga Qeveria kanë dashur që të përplasen me sindikatat dhe se kjo dëshirë u është plotësuar.

Njoftimi i plotë:


Të nderuara medie  Ju me punën  korrekte e shumë profesionale  keni bërë që gjithë ngjarjet në SBASHK dhe rreth SBASHK-ut të prezantohen drejt e me kohë në opinion.  Ne besoj se dëshmuam korrektësi  ndaj jush  dhe u munduam  të jemi në dispozicionin tuaj në çdo kohë për t’u përgjigjur në pyetjet tuaja.

Të nderuara medie, SBASHK-u në vitin 2021 zhvilloi shumë aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Stafi qendror organizoi në shërbim të ngritjes së cilësisë 147 grupe trajnimesh  duke përfshirë më shumë se 5000 punëtorë arsimor.  U angazhua që të vaksinohen punëtorët arsimor me qëllim që viti shkollor të vazhdojë në institucione arsimore. Shënuam në mënyrë dinjitoze Ditën e madhe të shkollës shqipe e të mësuesit. Shpresuam në dialog me Qeverinë do të shkojmë drejt zgjidhjes së drejtë të kërkesave legjitime të anëtarësisë, por Kryeministri Kurti dhe Qeveria u dëshmuan se nuk e duan dialogun, por më tepër dëshirojnë të përplasën me sindikatat dhe këtë dëshirë ua plotësuam.

Medie të nderuara Urime Viti i Ri paçi fat dhe suksese të shumta në vitin 2022. Keni  respekt të lartë e meritor nga SBASHK-u.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *