SBASHK-u proteston të premten para Qeverisë: Punëtorëve të arsimit në Viti nuk u janë procesuar pagat

03.10.2024

Zyra për informim e SBASHK-ut ka njoftuar se të premten do të organizohet një protestë para Qeverisë së Kosovës.

SBASHK-u proteston të premten para Qeverisë: Punëtorëve të arsimit në Viti nuk u janë procesuar pagat

SBSASHK-u njofton se sindikalistët do të protestojnë për shkak se punëtorëve të arsimit në Viti nuk u janë procesuar pagat e shtatorit.

“Për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës”.

LEXO EDHE:  SBASHK – Muratit: Ua keni mohuar të drejtat punëtorëve të arsimit – Qeveritë e kaluara ofronin zgjidhje

Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë, nesër, e premte, 04.10.2024 me fillim në orën 11:00.

Etiketat