SBASHK-u pritet që ta padisë Ministrinë e Financave dhe të Arsimit

10.05.2021

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), pritet të dorëzojë shumë shpejtë dy padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se kanë kërkuar nga MF-ja shtesat prej 100 eurove, kurse nga ajo e Financave llogaritjen e orëve të mësimit plotësues. “Ne do të bëjmë dy […]

SBASHK-u pritet që ta padisë Ministrinë e Financave dhe të Arsimit Foto: Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), pritet të dorëzojë shumë shpejtë dy padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se kanë kërkuar nga MF-ja shtesat prej 100 eurove, kurse nga ajo e Financave llogaritjen e orëve të mësimit plotësues.

“Ne do të bëjmë dy padi, njërën do ta bëjmë dedikuar për ministrin Hekuran Murati ngase qeveria e kaluar kishte sjellë vendim që të mbështes sistemin arsimor në kohë pandemie dhe të mbështes të gjithë të punësuarit në arsimin parauniversitar e universitar me një shtesë prej 100 euro në pagat e tyre me arsyetimin se ja kemi dhënë ne dhe ata i kanë pranuar për shkak të rrezikut permanent nga Covidi dhe për shkak të shtimit të volumit të punës” ka thënë Jasharaj në një intervistë për EkonomiaOnline.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nëse ndodh që orët e mësimit plotësues të mospaguhen, do ta dërgojë edhe ministrinë e Arsimit në gjykatë sepse nuk kanë zbatuar kushtet e kontratës dhe atë që ligji e thotë.

“Në anën tjetër nëse ndodhë që orët e mësimit plotësues nuk do të llogariten dhe nuk do të shpërblehen ka gjasa që edhe për këtë çështje ta dërgoj ministrinë e arsimit në gjykatë ngase kontrata e thotë qartë, janë 20 orë normë javore dhe ditët e punës janë nga e hëna deri të premten dhe kontrata poashtu neni 11 e saktëson se çdo orë mbi këtë normë duhet të paguhet në vlerën e orës së rregullt. Pra janë këto dy çështje që mund të na përplasin në gjykatë”.