Grevë SBASHK-u paralajmëron për të premten grevë dy orëshe

Në çerdhet publike, në  shkollat fillore, në shkollat të mesme të ulëta dhe të larta, të premten nuk do të mbahet mësimi në dy orët e para, pasi sot Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka votuar për këtë vendim.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline këshilltari i kryetarit të SBASHK-ut, Ymer Ymeri. Më tutje Ymeri ka treguar se vendimi nga ana e SBASHK-ut është marr dhe vetëm mbetet koordinim me Sindikatën e Arsimit, të Shëndetësisë dhe të Policisë së Kosovës.

Ndryshe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar grevë, pasi ankesës së Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për Paga.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.