SBAShK-u nuk tërhiqet nga greva

27.01.2019

Sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, greva do të vazhdon edhe në këtë javë, ku do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave për rritje të koeficientit të pagave deri në 30%, po ashtu zyrtarët e SBAShK-ut kanë thënë se se Qeveria ende është duke vazhduar që mos të marrin masa ndaj […]

SBAShK-u nuk tërhiqet nga greva Foto: Ilustrim

Sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, greva do të vazhdon edhe në këtë javë, ku do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave për rritje të koeficientit të pagave deri në 30%, po ashtu zyrtarët e SBAShK-ut kanë thënë se se Qeveria ende është duke vazhduar që mos të marrin masa ndaj kërkesave tona.

Nxënësit e Kosovës do të qëndrojnë edhe në këtë javë nëpër shtëpiat e tyre, SBAShK-u mendon se edhe me muaj të tërë do të qëndrojnë nëpër shtëpiat e tyre,

Të hënën fillon java e tretë e gjysmëvjetorit të dytë të shkollave fillore dhe të mesme, por që arsimin e gjen në kolaps. Gjatë kësaj kohe nuk është mbajtur asnjë orë mësimore pavarësisht thirrjeve të prindërve që mësimi të fillojë. Situata nuk pritet të ndryshojë as ditëve në vijim kjo sepse Qeveria nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje të pranueshme për mësimdhënësit.

Vjollca Shala, nënkryetare e SBAShK-ut tha se greva do të vazhdojë deri në kohë të pa caktuar, sepse Qeveria nuk është duke marrur masa ndaj kërkesave tona.

Kërkesat kryesore të tyre janë të ngritën koeficientët së paku 30% për sektorin e arsimit apo tërheqja e Ligjit për Pagat.

“Dje nuk kemi pas kurrfarë takimi me ndonjë zyrtarë të Qeverisë, greva vazhdon edhe nesër. Nuk ka kurrfarë lëvizje as ministri Shyqyri Bytyqi nuk ka dhënë ndonjë ofertë konkrete për plotësimin e kërkesave tona, nga takimi që patëm ditën e premte. Greva vazhdon deri në realizimin e kërkesave tona ose ngrita 30 për qind e koeficientit të pagave ose tërheqja e Ligjit për Paga”, tha Shala për Gazetën Express.

Po ashtu, është bërë e ditur se nga dita e nesërme edhe shërbyesit civil do të hyjnë në grevë, duke iu bashkangjintur mësimdhënësve dhe mjekëve.